Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!

Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!

Duke folur për Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetaji, në emisionin Debat në Shenja, tha se të gjithë rektorët e universiteteve janë dakord për rritjen e cilësisë, por shtoi se ata kanë patur disa sugjerime për ligjin në fjalë.

Fetaji tha se UNT krijoji një Komision të cilët kanë analizuar aspektet e ligjit dhe cilët çështje mund të përmirësohen.

“Dhe ne për të tre ligjet kemi dërguar 55 sugjerime që mundet dhe duhet të përmirësohen disa çështje, prej të cilëve në fund ministresha u zotua se do t’i përmirëson pjesën dërmuese më të madhe të këtyre sugjerimeve dhe ne e përshëndetëm këtë, edhe pse nuk e kemi ende para nesh versionin e fundit”, deklaroi Fetaji.

Rektori tha se as ata nuk e kanë parë versionin e fundit të ligjit.

“Mendojë se në një pejsë të madhe nëse janë të realizuar në atë mënyrë mund të ketë, por përsëri ka nevojë për ndryshime tjera”, deklaroi Fetaji.

MARKETING