(VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
Ashtu siç paralajmëroi disa ditë më herët, Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se EMV tashmë ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me rastin e mazutit në Hidrocentralet dhe Vasko Kovaçevskit.
I pyetur nga gazetarët për hapat e ardhshëm, Mickoski tha se pret që Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë të gjitha faktet.
SINKRON:HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Po, EMV, tashmë ka paraqitur ankesë ndaj vendimit skandaloz të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe presim që tani Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë siç duhet të gjitha faktet dhe të vendosë në bazë të asaj që përmban ankesa. Prandaj, të presim se çfarë do të vendosë Prokuroria e Lartë Publike, e më pas do të komentojmë”.
Kujtojmë se më herët, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ndërpreu hetimet me arsyetimin se nuk kishte dëme ndaj buxhetit të shtetit nga furnizimi me mazut, ndaj pastaj vijuan një sërë reagimesh nga VMRO-DPMNE dhe disa eksponentë të saj, duke përfshirë edhe vet kryeminstrin, Mickoski, të cilët akuzuan prokurorët Kolareviq dhe Islam Abazin se kanë mbyllur lëndën që në prokurori, pasi sipas tyre, ata janë të afërt të LSDM-së dhe BDI-së.
Samir Mustafa /SHENJA/

