(VIDEO) Punimet për zgjerimin e “Cvetan Dimovit” nisin në fund të vitit, qytetarët shpresojnë se problemi do të zgjidhet
Stund up:
“Problem i vjetër, por premtime të reja. Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më kritike, bulevardi ‘Cvetan Dimov’, është një nga problemet më sfiduese për banorët që lëvizin kësaj ane. Rrugë të ngushta, kolona të gjata, mungesë e hapsirave për lëvizjen e këmbësorëve, janë vetëm disa nga vështirësitë që hasin qytetarët. As muri mbrojtës që u vendos për ta zbutur kaosin, nuk dha zgjidhje problemit. Në listën e premtimeve të shumta, tani një premtim me afat kohor”.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski në emisionin “Impakt” në TV Shenja, premtoi se aktivitetet ndërtimore të këtij bulevardi, do të nisin deri në fund të vitit. Ndërsa paraprakisht dokumentacionin e projektit që duhet ta përgatis Komuna e Çairit, tha se duhet do të jetë i gatshëm deri në muajin gusht.
Sinkron: Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit 2:47
“Komuna e Çairit është përgjegjëse për përgagtitjen e dokumentacionit të projektit. Njëkohësisht kemi paraparë mjete në buxhet për këtë vit. Pse? Sepse unë jam i bindur që diku në gusht të këtij vitit, duhet të jetë gati dokumentacioni i projektit, me Zotin para të nënshkruhet tenderi dhe në pajtim me atë që e kam premtuar para zgjedhjeve, është ajo që këtë vit kalendarik të fillojmë me aktivitete ndërtimore”.
Edhe Komuna e Çairit premton se do të qëndroj brenda afatve të parapara kohore.
Tabel: Komuna e Çairit
“Komuna e Çairit tashmë ka nisur procedurat dhe aktivitetet për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për projektin e bulevardit ‘Cvetan Dimov’. Aktivitetet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe pritjet janë që afatet e paralajmëruara të respektohen, përkatësisht dokumentacioni të jetë gati deri në muajin gusht”.
Edhe pse skeptikë nga premtimet e shumta që nuk janë mbajtur, qytetarët shpresojnë që këtë herë të jetë definitive, në mënyrë që lëvizja e qytetarëve si në këmbë si me vetura, të jetë më e lehtë.
Sinkron: qytetar 00017
“Po duhet të rregullohet, edhe shteti duhet, shteti duhet ti rregullojë, ja këto mure përshembull nuk duhet të jenë…një rreth me pas, ja dikush po të ketë ndonjë fëmijë të sëmurë, duhet në ambulancë me dërgu, ky duhet të shkoj deri në fund me kthy këndej vjen, fëmija mundet edhe të vdes, dmth hyn në rreth shkon menjëher, këtu një rreth nuk është vështirë ta bësh”.
Sinkron: qytetar 00018
“Po mendoj se do të bëhet. Asgjë tjetër, edhe një korsi tjetër edhe ajo mjafton, qarkullimi të jetë më i lirë. Patjetër, patjetër që duhet ta bëjnë. Na pengon, por disa ndeshje që janë bë me këtë bllokadën këtu tanimë nuk ka, janë pakësuar, tepër janë pakësuar, po nëqoftëse arrin edhe korsia të bëhet atëherë besoj që krejt ato probleme që janë të qarkullimit mendoj që do të zgjidhen”.
Sinkron: qytetar 00021
“Ndoshta ndodh, si dihet. Tash është pak më mirë se e kan vendosur këtë në mes qaty është pak më mirë, mirëpo të ishte zgjeru ishte bë edhe më mirë. Është e domosdoshme po. Po nëqoftëse zgjerohet atëherë edhe kjo duhet të hiqet, hiqet me siguri. Ta zgjerojnë që të ketë qarkullim më të mirë edhe njerëzit ti kryejnë obligimet e veta në mënyrë më të shpejtë e më të mirë”.
Kryetari i Shkupit, Gjeorgjievski në premtim parazgjedhor pati thënë se bulevardi duhet të zgjerohet në gjithsej gjashtë korsi, nga tre në të dyja anët. Do të fillojë nga Bit Pazari e deri te udhëkryqi me bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” dhe “Xhon Kenedi”. Planifikohej të kushtojë gjithsej 10 milionë euro, 7për realizim dhe 3 për dëmshpërblimin e objekteve që do të rrënohen.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

