(VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal

(VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal

Një grup qytetarësh dhe tregtarësh protestuan dhe ndaluan punonjësit e Qytetit të Shkupit që ta mbyllë vend-kalimin ilegal në afërsi të Bit Pazarit. Ata kërkojnë legalizimin e tij, ose vendosjen e semaforëve.Mmegjithatë, drejtuesit e automjeteve janë kundër këtij vendkalimi.

MEVLUDIN IMERI – GAZETAR

Kjo atmosferë tensionuese në hyrje të Bit Pazarit erdhi si pasojë e një aksioni të Qytetit të Shkupit për mbylljen e vendkalimit ilegal.

MEVLUDIN IMERI – GAZETAR

Pas paralajmërimeve të shpeshta të kreut të Qytetit të Shkupit se kalimi prapa meje do të mbyllet, qyteti mori aksion për të mbyllur rrugën, por pas protestës qytetare e njejta u lirua dhe siç na njoftuan qytetarët ata do të kenë takim me kreun e Qztetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski të hënën, për të vendosur se si do të funksionojë në të ardhmen, ky vendkalim.

Protestuesit dhe tregtarët janë kundër mbylljes dhe thonë se në vend se të mbyllet, autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për legalizimin e këtij vendkalimi duke vendosur semaforin.

Qytetarët e revoltuar nga aksioni drejtuan kritika të ashpra edhe ndaj politikanëve.

QYTETAR

Na kanë garantuar që nuk do të mbyllet do të vendoset semafor dhe do të bëjmë peticion, se këtu është çfarë thotë populli jo çfarë thotë Orcja. Ku të shkosh në europë, vendoset ajo çfarë thotë populli, se ne i kemi zgjedhur ato, jo ata neve dhe ato duhet të na dëgjojnë neve.

QYTETAR

Kjo mund të bëhet në të njejtin sistem, sikurse në rrugën e Karposhit që është, nëse semaforat janë si duhet, kallet i pari, i dyti dhe i treti, asnjëherë nuk do të ketë kallaballëk siç ka tani.

QYTETAR

Neve na kanë bërë si në Francë, ghetto, ato maxhupt kur I mshelin çashtu na ka xhet, populli nuk duhet me dalë, duhet me dal ata që e kanë votuar, aj duhet me dal me protest edhe ta çele. Shko ka maqedont, ka Ohisi, çdo 5 metra, “qorr sokaka” ka semafora.   

Përdallim nga tregtarët që janë kundër mbylljes së këtij vendkalimi, një kalimtar rasti me të cilin foli TV Shenja tha se për siguri të qytetarëve, vendkalimi duhet mbyllet.

QYTETAR

Ose le të vendoset semafor ose le të mbyllet. Uren e kemi.

Ardhja e Orce Gjeorgjievskit në krye të Qytetit të Shkupit, solli edhe premtime për mbylljen e vendkalimit illegal në Bit Pazar dhe jo vetëm, kreu i Shkupit edhe në emisionin IMPAKT në TV Shenja paralajmëroi heqjen e objekteve ilegale përreth rrugës në fjalë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING