Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin

Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin

Edhe pse u tentua, megjithatë autoritetet sot nuk arritën të mbyllin vendkalimin ilegal në Bit Pazar. Kjo pasi që qytetarët ishin të revoltuar ndaj këtij vendimi dhe penguan punimet.
Sipas informacioneve, qytetarët të hënën do të kenë një takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ku do të bisedojnë për gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje, raporton SHENJA.
Mbyllja e vendkalimit ilegal ishte premtuar prej kohë më parë nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkupit.

MARKETING