Sonte finalja e Kupës, Shkëndija kërkon trofeun përballë Sileksit

Sonte finalja e Kupës, Shkëndija kërkon trofeun përballë Sileksit

Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut, aty ku për trofeun do të përballen Sileksi dhe Shkëndija. Këta të fundit dëshirojnë që ta mbyllin sezonin të paktën me një trofe, pasi humbën garën për titullin e kampionit dhe për sonte kanë paralajmëruar se do të japin maksimumin për të fituar trofeun e Kupës.

Nga ana tjetër, Sileksi e sheh si ndeshje të sezonit dhe opsion të vetëm triumfin në finale për të fituar Kupën dhe për të siguruar daljen në Europë këtë verë. Shkëndija sonte do të luajë pa Besart Ibraimin, i cili nuk do të mund të jetë në dispozicion për shkak lëndimit, teksa do të mungojë edhe Uebster për arsyje pezullimi. Finalja ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës do të zhvillohet sonte në arenën “Todor Proeski”, në Shkup, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

MARKETING