Türker İsmail nga Shkupi shpallet kampion bote në WAKO Kickboks në Turqi!
Kickboksieri i suksesshëm Türker İsmail dominoi në kategorinë junior “Kick Light” deri në 63 kilogramë, duke i fituar të katër ndeshjet me rezultat bindës 3-0.
İsmail siguroi finalen pasi mposhti kundërshtarët turq Enes Duman, Samet Genç dhe Eren İlik Ahmet. Në finalen e madhe, ai triumfoi edhe ndaj garuesit nga Guatemala, Eduardo Rivera, po ashtu me rezultat të pastër 3-0, duke u shpallur kampion.
Duke folur për suksesin e tij, İsmail theksoi se pas këtij rezultati qëndron puna e palodhur dhe mbështetja e madhe e trajnerit të tij. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e federatës, Deyan Mitrovski-Urko, trajnerin Aleksandar Stevkovski-Zelezen, si dhe ndihmësin Darko, për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në kickboks po garon në “Kupën Botërore në Turqi”, që po mbahet në Antalya, me tre sportistë dhe deri më tani ka arritur rezultate të rëndësishme. Ekipi ka fituar një medalje të artë dhe një të bronztë, ndërsa ekziston mundësia edhe për një medalje tjetër të artë.
Në kategorinë e juniorëve deri në 63 kilogramë, kickboksieri i ri nga Shkupi, Türker Ismail, shënoi katër fitore bindëse në kuadër të garës.
Türker Ismail – Enes Duman (Turqi) 3-0
Türker Ismail – Samet Genç (Turqi) 3-0
Türker Ismail – Eren İlik Ahmet (Turqi) 3-0
Në finale: Türker Ismail – Eduardo Rivera (Guatemalë) 3-0
Me këto fitore dominuese, Türker Ismail arriti të shpallet kampion në kategorinë juniorë deri në 63 kg.







