Tragjedia në Bojanë, Prokuroria kërkon 48 orë paraburgim për të dyshuarin për vrasje

Tragjedia në Bojanë, Prokuroria kërkon 48 orë paraburgim për të dyshuarin për vrasje

Prokuroria kërkon paraburgim 48 orësh për 19-vjeçarin nga fshati Bojanë në Shkup, i cili dyshohet se ka vrarë një 18-vjeçar të premten e 15 majit. Nga Prokuroria thonë se po vazhdon procedura e mbledhjes së provave, ndërsa është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë.
Lidhur me vrasjen e një 18-vjeçari nga fshati Bojanë i Shkupit, në zonën e Sarajit, një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për autopsinë e trupit të viktimës, si dhe urdhra për ekspertizë të gjurmëve dhe analiza krahasuese të armës me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Ekziston dyshim i bazuar se veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal, e ka kryer një 19-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili është privuar nga liria. Megjithatë, duke pasur parasysh se grumbullimi i provave është ende në vazhdim dhe ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje, mundësi ndikimi mbi dëshmitarët dhe fshehjeje të gjurmëve, si dhe rrezik që i dyshuari të kryejë vepër tjetër penale, prokurori publik i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh, deri në sigurimin e të gjitha provave dhe hapjen formale të hetimit”, thonë nga Prokuroria.

MARKETING