(VIDEO) Rruga Saraj-Rashçe shndërrohet në deponi të egër të mbeturinave

(VIDEO) Rruga Saraj-Rashçe shndërrohet në deponi të egër të mbeturinave

“Ndodhemi në një zonë të Saraj, ku situata e ambientit mbetet shqetësuese për shkak të hedhjes së mbeturinave të vazhdueshme nga ku edhe kamionë të ndryshëm vijnë dhe hedhin mbeturina pikërisht në këtë zonë. Ku pothuajse po shndërrohet në një deponi ilegale. Ndërkohë që në komunat e tjera merren masa, jepen gjoba, dhe ka kontroll të vazhdueshëm, në këtë komunë nuk ka masa konkrete”.

Situata e mbeturinave përgjatë rrugës në një zonë të Sarajit e cila të lidh me Fshatin Rashçe po bëhet gjithnjë e më problematike, ku hedhja e pakontrolluar dhe shkarkimet e kamionëve kanë krijuar një pamje të rënduar mjedisore. Përveç ndotjes vizuale dhe ambientale, kjo situatë po ndikon edhe në rrezikun e përhapjes së erërave të pakëndshme dhe dëmtimit të tokës përreth, duke e bërë ndërhyrjen urgjente një domosdoshmëri, sepse hapësira po merr gjithnjë e më shumë pamjen e një deponie ilegale, duke ndikuar drejtpërdrejt në ndotjen e ambientit dhe degradimin e zonës.

Ndërkohë që në shumë komuna të tjera vendosen masa të qarta, kontrolle dhe gjoba për ndotjen e ambientit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING