(VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut nuk do t’i ngjaj më Las Vegasit
Krerët shtetëror dhe partiak që janë pjesë e qeverisë, premtojnë zgjidhje ligjore sa i përket Lojërave të Fatit. Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me projektligjin për lojërat e fatit, tha se zgjidhjet e reja ligjore synojnë të vendosin rend dhe kufizime në këtë aktivitet, duke theksuar se shteti duhet të mbrohet nga pasojat negative të zgjerimit të pakontrolluar të kazinove dhe ambienteve të lojërave të fatit.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Kemi një ndjesi se vendi i ngjante Las Vegasit. Bukfalishtë, në çdo cep shihnim lokale që reklamonin këtë lloj bixhozi me tabela neoni të ndezura, kryesisht kazino dhe bixhoz, dhe disi si rregull, pranë tyre ke një zyrë për kredi të shpejta. Është një lloj sistemi që duhet ta rregullojmë dhe e vlerësojmë që është një sistem që, për fat të keq, është shkaku i shumë fatkeqësive familjare dhe tragjedive njerëzore”.
Në në të njejtën vijë qendron edhe njëri ndër kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai thotë se kazinot po mbyllen, ndërsa radhën e kanë edhe kreditë e shpejta. Sipas Mexhitit me veprimet konkrete kundër kësaj dukurie, sillen rregulla më të fuqishme në mbrojtjen e familjeve.
IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT
“Sot po fillon lufta jonë ligjore me bixhozin dhe kumarin. Kemi premtuar t’i mbrojmë familjet tona nga ky mallkim. Sot po nisim me veprime konkrete. Po vendosim 500 metra distancë nga shkollat, po ndalojmë reklamat e bixhozit. Po sjellim rregulla më të forta për mbrojtjen e familjeve”.
Vite me radhë, shton ai, flitej e protestohej kundër bixhozit, por kazinotë shtoheshin përditë. Por, ai tha se sot pa protestë, pa zhurmë, po jepet zgjidhje ligjore. Mexhiti theksoi se qeveria së fundmi përmes një propozim-ligji vendos kontrolle më të rrepta në mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e bixhozit.
Samir Mustafa /SHENJA/

