(VIDEO) Filipçe: Qeveria është duke e sjell vendin afër kolapsit financiar
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se qeveria e VMRO-së po e udhëheq vendin drejt kolapsit financiar. Filipçe shtoi se situata me buxhetin është alarmante, paratë po mbarojnë, ndërsa Qeveria po merr hua në mënyrë të pakontrolluar dhe po grumbullon borxhe të reja për tenderët e saj.
VENKO FILIPÇE, KRYETARI I LSDM-së
“Situata me buxhetin dhe financat është shqetësuese, dhe e gjithë kjo është për shkak të menaxhimit të dobët të qeverisë, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, i cili nuk ka as kapacitet dhe as njohuri për ta udhëhequr vendin siç duhet, dhe nuk ka dëshirë. Dhe e gjithë kjo manifestohet në faktin se ka ngecje në rritjen e pagave, nuk ka rritje të pagës minimale, mesatare, nuk ka asgjë domethënëse që qytetarët do ta ndiejnë si rritje të standardit të tyre të jetesës.”
Filipce tha se shenja e fundit që tregon se gjithçka që kemi thënë me muaj është e vërtetë është huamarrja e re qeveritare. Ai deklaroi se qeveria ka kërkuar 300 milionë euro për huamarrjen e fundit, ku sipas tij me qëllim që të mbushte deficitin që tashmë po thellohej, gjë që është një tjetër provë e qëndrimit amator të Mickoskit. Sipas kryetarit të LSDM-së, borxhet totale janë rritur nga viti 2024 deri më tani me 2 miliardë euro të tjera.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

