Gara për Champions në Seria A/ Juventus mbetet thuajse jashtë, përfitojnë Milani dhe Roma

Gara për Champions në Seria A/ Juventus mbetet thuajse jashtë, përfitojnë Milani dhe Roma

Në javën e parafundit të Serie A janë dhënë verdikte të rëndësishme për garën drejt kompeticioneve europiane. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte siguroi matematikisht kualifikimin në zonën Champions pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Pisës.
Suksesi u vulos falë golave të Scott McTominay, Amir Rrahmani dhe Rasmus Højlund, që i dhanë tri pikë vendimtare skuadrës së Contes dhe konfirmuan objektivin sezonal.

Ndërkohë, fitore të rëndësishme arritën edhe Roma, Milan dhe Como. Në derbin e kryeqytetit, heroi ishte Gianluca Mancini, autor i një dopiete që i dha Romës triumfin 2-0 ndaj Lazios.
Edhe Milani buzëqeshi në javën e parafundit, duke mposhtur 2-1 Genoas falë golave të Christopher Nkunku dhe Athekame. Në një tjetër duel, Moreno rezultoi vendimtar për Comon, duke i siguruar suksesin minimal 1-0 ndaj Parmës.

Surpriza më e madhe e javës erdhi nga Torino, ku Juventus pësoi një humbje tronditëse në shtëpi. Fiorentina triumfoi 2-0 në stadiumin e Juventusit me golat e Cher Ndour dhe Rolando Mandragora, duke e lënë bardhezinjtë në mënyrë të bujshme në vendin e gjashtë të renditjes, vetëm një javë para mbylljes së kampionatit.

MARKETING