Osmani: E ndaluan gjuhën, tani heshtën himnin!
Nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me mos intonimin e himnit kombëtar në Kongresin e parë unifkues të VLEN-it.
Osmani përmend heshtjen e VLEN-it për ndalimin e gjuhës shqipe, ndërprerjen e përfaqësimit të drejtë dhe tani, thekson ai, heshtet edhe për himnin.
E ndaluan gjuhën. E ndërpren përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. E bllokuan Evropën. Tani heshtën edhe himnin”, ka shkruar Osmani.

