Xhiroja e 31-të, nesër zhvillohen tre ndeshje në elitën e futbollit vendor

Xhiroja e 31-të, nesër zhvillohen tre ndeshje në elitën e futbollit vendor

Java futbollistike në elitën e futbollit vendor vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 31-të, që pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë në fushë. Të shtunën në program janë tre përballje interesante, me vëmendjen kryesore të përqendruar në Tetovë, aty ku Shkëndija do të përballet me Strugën në një duel që premton spektakël dhe futboll cilësor. Një tjetër ndeshje me peshë do të zhvillohet mes Vardarit dhe Sileksit. Skuadra shkupjane ka mundësinë që me një fitore eventuale të sigurojë titullin kampion në elitë.

Ndërkohë, Pelisteri në takimin tjetër të ditës do të jetë nikoqir i Shkupit, në një duel ku vendasit do të synojnë fitore të rëndësishme për t’u larguar nga zona e rrezikut. Të trija ndeshjet e xhiros së 31-të do të zhvillohen të shtunën, me fillim nga ora 16:00. /SHENJA/

MARKETING