Në institutin “Hasan Tahsin” u mbajt seminari me temë “Etika dhe Drejtësia Sociale në Shoqëritë Moderne”
Në ambientet e Instituti Hasan Tahsin u realizua me sukses Seminari i Parë Pranveror 2026, me temën “Etika dhe Drejtësia Sociale në Shoqëritë Moderne”.
Të pranishmit patën mundësinë të ndjekin ligjëratën e mbajtur nga Bedri Syla, i cili foli mbi rëndësinë e etikës, drejtësisë sociale dhe përgjegjësisë qytetare në ndërtimin e shoqërive moderne.
Gjatë seminarit u diskutuan sfidat e bashkëjetesës, kohezionit social dhe roli i secilit në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.
Organizatorët vlerësuan interesimin e pjesëmarrësve dhe theksuan rëndësinë e organizimeve të tilla akademike e shoqërore, të cilat kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe nxitjen e debatit konstruktiv në komunitet.






