VLEN apo BDI realizoi gjimnazin “Sami Frashëri në Kumanovë?

VLEN apo BDI realizoi gjimnazin “Sami Frashëri në Kumanovë?

Ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se fillimi i objektit të gjimnazit “Sami Frashëri” ka filluar në kohën kur ai ka qenë ministër.

MARKETING

Description of image

“Është firmos kontrata është faktike dhe tani vazhdojnë. Nuk duhet ta shohim kështu…Se e shoh debatet kush e bëri kush e filloj. Kumanova do të ketë gjimnaz”, tha Shaqiri.

Nga ana tjetër zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, deklaroi se ajo që duhet të ketë është se përse prej vitit 2004 e deri në momentin kur kanë filluar punimet askush nuk ka ndërmarr asgjë.

“Është dashur të vije një shumicë e re për të nisur dokumentacionin projektues se pa patur dokumentacion proejtkues MASH nuk mund ta financojë nisjen e punimeve, ne e kemi kryer punën tonë në këshillin komunal e kemi dorëzuar në MASH, ku janë filluar procedurat e ka financuar punimin e ndërtimit të atij objekti, dhe tani kur ne jemi në Qeveri e kemi vazhduar financimin e atij objekti. Është duke u punuar në mënyrë intensive”, deklaroi Sulejmani, duke shtuar se kush e ka iniciuar projektin, kush e ka filluar dhe kush është duke punuar.

MARKETING