Vjen botimi i ri: ALSAR sjell “Tre Romane” nga Kim Mehmeti pranë lexuesve

Vjen botimi i ri: ALSAR sjell “Tre Romane” nga Kim Mehmeti pranë lexuesve

Fondacioni “ALSAR” ka nxjerrë nga shtypi botimin më të ri të titulluar “TRE ROMANE”, nga shkrimtari i njohur shqiptar Kim Mehmeti.

Libri përmbledh tre romanet: “Vitet e urithit”, “Lypsqarët e Shkupit” dhe “Pusi”, duke sjellë para lexuesve një tjetër vepër të rëndësishme të autorit që prej vitesh shquhet për stilin e tij të veçantë letrar dhe trajtimin e temave sociale e identitare.

Botimi vjen nën përkujdesjen e Fondacioni ALSAR, i cili vazhdon të kontribuojë në promovimin e librit dhe kulturës shqiptare.

MARKETING