Ka vdekur gazetari sportiv Sami Ademi

Ka vdekur gazetari sportiv Sami Ademi

Ka ndërruar jetë një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive në vend, Sami Ademi.

Ademi konsiderohej si një ndër pionierët e kësaj fushe, një zë i dashur dhe i njohur për publikun, me të cilin janë rritur breza të tërë pranë ekraneve televizive. Kontributi i tij në zhvillimin e gazetarisë sportive ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke e bërë atë një figurë të respektuar ndër kolegë dhe sportdashës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur shumëkënd, duke lënë pas një boshllëk të madh në median sportive.

Kujtimi për të dhe puna e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së gazetarisë në vend

MARKETING