Zgjodhi të mos ta shikonte në stadium, shpjegohet Guardiola: PSG-Bajern, ndeshje katastrofike!
Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola iu është përgjigjur tifozëve se përse zgjodhi të shikonte ndeshjen e League One midis Stockport County dhe Port Vale dhe jo gjysmëfinalen e Championsit, PSG-Bajern Mynih.
“Është e bukur. Është thelbi i futbollit. Por unë dhe ti nuk jemi të njëjtë. Ky është futbolli, secili ka stilin e vet. Ishte një ndeshje e bukur, ashtu siç ishte Atletiko Madrid-Arsenal. Sigurisht, kur sheh nëntë gola të shënuar në një gjysmëfinale, është fantastike. Futbolli duhet të pranohet në mënyra të ndryshme”, tha Guardiola.
Një ditë më parë, pashë ndeshjet, pashë PSG-Bajern dhe mendova: “Bah, çfarë ndeshjeje katastrofike do të jetë ajo. Trajnerët nuk janë të mirë, Luis Enrike dhe Vini (Kompani)…”, tha ai me shaka.
Pastaj ai e shpjegoi vendimin e tij: “Duke lënë shakatë mënjanë, jam i dashuruar me futbollin anglez dhe vendosa të shkoj në Stockport. Sezonin e ardhshëm, kur Bajern të luajë kundër ish-ekipit tim, do të jem në qendër të divanit”, siguroi Guardiola.

