Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin që Marc Guehi dhe Antoine Semenyo po shkëlqejnë me Manchester City.
Të dy lojtarët ishin të lidhur me një transferim te Liverpooli, por përfunduan te rivali direkt në Premier League.
“Ata duhet të luanin për Liverpoolin, dhe kjo dhemb edhe më shumë. Ne ishim të lidhur me këta lojtarë dhe do të kishin bërë një ndryshim të madh për Liverpoolin”, tha ai për ‘TNT Sports’, raporton RTKLive.
“E kam thënë edhe më parë – janë dy lojtarë shumë, shumë të mirë. Edhe për çmimin që u morën… njëri falas, tjetri rreth 60 milionë paund”.
“Në tregun e sotëm, janë dy super-oferta. Vërtet dy super-oferta. Janë lojtarë cilësorë, me përvojë, të gatshëm për vitet më të mira të karrierës. Lojtarë të nivelit ndërkombëtar. Dhe ajo që kanë bërë është se e kanë ndihmuar Cityn të përparojë në momentin e duhur”, ka theksuar Gerrard.

