Çështja Rocchi, kush hetohet dhe a rrezikon Interi?/ Pikat për të kuptuar hetimet në futbollin italian

Çështja Rocchi, kush hetohet dhe a rrezikon Interi?/ Pikat për të kuptuar hetimet në futbollin italian

Përzgjedhësi i Arbitrave të Serie A dhe B, Gianluca Rocchi po hetohet në Milano për pjesëmarrje në mashtrim sportiv dhe kjo e shtyu atë të vetëpezullohet. Akuza është për ushtrim presioni mbi disa arbitra duke iu kushtëzuar zgjedhjet dhe për caktimin e arbitrave që iu pëlqejnë Interit.

Po kështu nën hetim është edhe supervizori VAR, Andrea Gervasoni. Por ja cilat janë të gjitha pikat e hetimeve; nga faktet e kontestuara e deri te zhvillimet e mundshme.

Gjithçka nisi nga një denoncim në pranverën e vitit të kaluar nga ish asistenti arbitrar, Domenico Rocca te presidenti i arbitrave të asaj kohe, Antonio Zappi, që e dërgoi sinjalizimin te Prokuroria e FIGC. Giuseppe Chine mendoi se nuk kishte elementë të mjaftueshëm për të vijuar hetimet dhe vendosi arkivimin e çështjes. Për këtë të fundit duhej edhe konsensusi dhe miratimi i Prokurorisë së Sporteve në CONI që drejtohet nha Ugo Tauces që nuk kishte asgjë për të kundërshtar. Tani edhe ky i fundit i kërkoi Chine që të marrë dosjen nga Milano.

Cilës periudhë i referohen faktet për Rocchin?

Nga sezoni i kaluar në qendër të hetimeve qëndrojnë disa ndeshje të Serie A, Udinese-Parma e Bologna-Inter, ndeshja e kthimit gjysmëfinale në Kupen e Italisë Inter-Milan dhe ndeshja e Serie B Salernitana-Modena. Po kështu nën lupën e hetuesve është edhe Inter-Verona 2023/24 me goditjen me bërryl i Bastonit ndaj Dudas.

Cilët janë personat nën hetim?

Për momentin nën hetim janë përcaktuesi i arbitrave në Serie A dhe B, Gianluca Rocchi dhe supervizori VAR Andrea Gervasoni. Të dy kanë marrë njoftimin nga Prokuroria; i pari me ftesën për t’u shfaqur mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Milanos. Me atë rast Rocchi do të ketë mundësinë për t’u mbrojtur nga akuza për pjesëmarrje në mashtrim sportiv ose mund të zgjedhë që të mos iu përgjigjet pyetjeve, ndërkaq, Rocchi është vetëpezulluar nga posti i tij. Po kështu Prokuroria do të marrë në pyetje edhe Gervasonin.

Çfarë është krimi i mashtrimit sportiv?

Sipas ligjit në Itali të ofrosh apo premtosh para, objekte të tjera ose një avantazh një pjesëmarrësi një një kompeticion sportiv të organizuara nga federata të njohura nga CONI apo ente të tjera sportive të njohura nga shtetit me synim arritjen e një rezultati të ndryshëm nga ai që arrihet në fushë në mënyrë korrekte, ndëshkohet më 2-6 vjet burg dhe me një gjobë nga 1000 në 4000 euro.

A dihen cilët janë të hetuarit e tjerë?

Jo. Nuk dihen cilët janë dhe as nëse ka të hetuar të tjerë të identifikuar. Teorikisht mund të mos jenë informuar, ose nuk janë akoma në regjistrin e të hetuarve. Kjo mund të ndodhë kur të jenë marrë në pyetje, kur të bëhen verifikime ndaj tyre ose në momentin e mbylljes së hetimeve. Hipoteza e krimit të formuluar ‘pjesëmarrje në mashtrim sportiv’ të bën të mendosh se mund të ketë më shumë të hetuar, ndoshta persona që kanë pozicione në botën arbitrare.

Hetimi i prokurorisë federale të FIGC a mund të rihapet tani?

Po. Mëngjesin e së shtunës prokuroria federale i kërkoi Prokurorisë së Milanos dosjen, përpara se kjo kërkesë të bëhej edhe nga prokuroria e përgjithshme e sporteve të CONI.

Përse Rocchi, caktuesi i arbitrave nuk mund të trokasë në sallën VAR për të dhënë sugjerime edhe nëse ato janë të drejta?

Nuk parashikohen ndërhyrje nga jashë në sallën VAR. Për këtë aryse sallat janë të mbyllura me çelës dhe i kanë xhamat e errëta. Në fillimin e këtij sezoni, pas një denoncimi të Rocca, u bë një ndryshim në rregullore që tani detyron çdokënd të shkojë në Lissone, duke përfshirë edhe Rocchin për të redaktuar një relacion ku specifikohet aktiviteti i kryer. Ata që vigjilojnë, gjithnjë duke nisur nga sezoni 2025-26 në Lissone janë njerëzit e prokurorisë federale.

Si ka të bëjë takimi mes Rocchit dhe personave të tjerë ende të paidentifikuar në San Siro?

Çfarë ka të bëjë takimi mes Rocchit dhe personave të tjerë ende të paidentifikuar në San Siro përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës, Milan-Inter, ndeshjeve Bologna-Inter e sezonit të kaluar në Serie A, Inter-Milan gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë dhe Salernitana-Modena në Serie B? Këto ndeshje nuk janë objekt i denoncimit të Rocca dhe ka shumë të ngjarë që hetimet për këto sfida të bazohen në përgjimet telefonike apo ambientale, seancat e marrjeve në pyetje apo denoncimet e reja të mbledhura. Jo rastësisht, Prokuroria e Milanos pasi hapi një dosje hetimore verën e kaluar arriti të fitojë një shtyrje të afatit  të hetimeve prej 6 muajsh

Për momentin jo. Në hetim nuk rezulton të jenë të përfshirë anëtarë apo punonjës të klubit dhe kjo transmeton qetësi në lidhje me këtë çështje.

Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të hetimeve të Prokurorisë së Milanos?

Supozohet që koha e hetimeve nuk do të jetë e shkurtër. Më shumë do të kuptohet pas marrjes në pyetje të Rocchit dhe Gervasonit.

Top Channel

MARKETING