Lazio fiton me penallti ndaj Atalantës dhe kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Italisë

Lazio fiton me penallti ndaj Atalantës dhe kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Italisë

Lazio është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Italisë, pasi e mposhti me penallti me rezultat 2:1 skuadrën e Atalantës.
Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi në minutën e 84-të me golin e Romagnolit.

Megjithatë, gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 86-të, Pashaliç barazoi rezultatin në 1:1 për vendasit.

Meqenëse ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2, sfida shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta në Bergamo.
As vazhdimet nuk sollën ndryshim rezultati dhe gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive, ku Lazio u tregua më e saktë dhe siguroi finalen.

Në finale të madhe do të përballen Interi dhe Lazio.

Vlen të theksohet se futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit titullar për Atalantën dhe tregoi angazhim të madh gjatë gjithë takimit.

Penalltitë, për Atalantën shënoi Raspadori e dështuan Scamacca, Zappacosta, Pashaliç, De Ketelaere dhe pë Lazion realizuan Isaksen, Taylor; dështuan Tavares e Cataldi.

MARKETING