(VIDEO) FSSH ka evidentuar persona të vdekur me sigurim shëndetësor aktiv

(VIDEO) FSSH ka evidentuar persona të vdekur me sigurim shëndetësor aktiv

Në evidencën e Fondit Shëndetësor ka edhe persona të vdekur të cilët kanë sigurim shëndetësor aktiv, dhe në emër të të cilëve janë të siguruar edhe anëtarë të tjerë të familjes. Kështu tha sot tha sot drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski. Arsyeja për këtë problem sipas tij, qëndron në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, e cila nuk i dorëzon me kohë të dhënat për të vdekurit në Fondin Shëndetësor.

Aktualisht, njoftoi se se në RMV ka 1.836.667 persona të siguruar, nga të cilët 470.774 persona ose çdo i katërti (25 përqind) janë persona që nuk kanë të ardhura. Ai hedh poshtë tezat se kategori të caktuara qytetarësh mbeten pa kujdes shëndetësor.

Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

Maqedonia përkufizohet si shtet social dhe sipas Ligjit për Sigurim Shëndetësor, ekzistojnë disa baza për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, gjë që e bën sistemin gjithëpërfshirës dhe socialisht përgjegjës. Sigurimi shëndetësor ofrohet edhe për njerëzit që nuk fitojnë të ardhura dhe nuk mund të sigurohen në asnjë bazë tjetër – me kostot e sigurimit të tyre të mbuluara nga shteti përmes një programi në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Drejtori Klekovski bëri me dije se po punojnë në 3 reforma të sigurimit shëndetësor.

Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

Në fazë finale është përgatitja e një zgjidhje të re ligjore nga ana e Ministrisë së Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, me pjesëmarrje aktive të Fondit të SIgurimit Shëndeëtsorë. Me këtë zgjidhje ligjore do të përfshihen persona që punojnë në forma fleksibile në angazhim”.

Qeveria, Fondi dhe UNICEF-i shtoi ai po analizojnë mundësitë për sigurim shëndetësor të pavarur të personave të mitur deri në 18 vjet.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING