Incident pas ndeshjes Bashkimi – Struga, MPB: Është ndaluar pronari i njërit klub dhe është dëmtuar një autobus
Në ndeshjen e djeshme të futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në mes Bashkimit të Kumanovës dhe Struga Trim Lum, ka ndodhur një incident, pas të cilit ka pasur edhe persona të arrestuar.
Siç thonë nga MPB, është raportuar se pronari i Bashkimit ka pasur një përplasje verbale me një person nga ekipi mysafir. Më pas, gjithashtu është dëmtuar autobusi i Struga Trim Lum.
“Me datë 19.04.2026 në SPB Kumanovë është raportuar se në orën 16:50 në stadiumin ‘Bashkimi’ në Kumanovë, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes klubeve ‘Bashkimi’ nga Kumanova dhe ‘Struga Trim Lum’ nga Struga, ka ndodhur një përplasje mes B.H. (39) nga Kumanova, pronar i klubit të futbollit ‘Bashkimi’ dhe një personi nga ekipi mysafir nga Struga. Më vonë, në parking, disa persona me përdorim të mjeteve të forta kanë dëmtuar autobusin e parkuar, në pronësi të një firme private nga Struga, i cili transportonte lojtarët e Strugës. Në lidhje me rastin, në orën 20:20, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.H. (39). Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

