Messi ia siguron fitoren Inter Miamit me dygolësh ndaj Colorados

Messi ia siguron fitoren Inter Miamit me dygolësh ndaj Colorados

Lionel Messi ishte edhe një herë protagonisti absolut për Inter Miamin duke i realizuar dy gola dhe duke e udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të rëndësishme 3-2 në udhëtim ndaj Colorado Rapids në ligën MLS.

Legjenda argjentinase e shënoi golin e parë nga penalltia dhe më pas ekipi nga Florida avancoi me dy gola, por vendësit nivelizuan gjithçka 2:2) para se tetë herë fituesi i Topit të Artë ta gjente dygolëshin dhe golin e tretë dhe të fitores për ekipin nga Miami në lojën e zhvilluar në Denver para 75 mijë shikuesve.

Ishte një gol spektakolar nga kampioni i botës me Argjentinën pas një solo-aksioni.

Messi arriti në kuotën e 905 golave në karrierë, ndërsa i ka edhe 407 asistime në karrierën e tij të lavdishme.

Me Inter Miamin, ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint-Germainit i ka zhvilluar 97 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 85 gola dhe i ka bërë 43 asistime.

Në këtë sezon, Leo i ka shënuar 7 gola në ligën MLS duke prirë në listën e golashënuesve më të mirë.

Ky sukses vjen në një moment të rëndësishëm për Inter Miamin, që synon të qëndrojë në krye të garës në MLS dhe ta mbrojë titullin e kampionit.

Messi, ndërkohë, vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj në histori, duke qenë vendimtar në çdo paraqitje.

Spektakël dhe një tjetër natë magjike nga Messi – një skenar që tashmë është bërë i zakonshëm në MLS.

MARKETING