Gordana Siljanovska-Davkova u takua me presidentin turk, Erdogan

Gordana Siljanovska-Davkova u takua me presidentin turk, Erdogan

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, sot ka realizuar takim me Presidentin e Türkiye, Rexhep Tajjip Erdogan.
Në lidhje me këtë takim, presidentja Davkova ka theksuar se marrëdhëniet maqedono-turke mbështeten në miqësi të fortë, besim të ndërsjellë dhe përkrahje të vazhdueshme, ndërsa investimet turke japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë maqedonase.
Presim që Këshilli për Bashkëpunim në Nivel të Lartë të hapë mundësi të reja për një bashkëpunim më të strukturuar mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e presidentes së RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Në takim, ishin gjithashtu të pranishëm edhe Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar (MİT) İbrahim Kalın, Drejtori i Komunikimit të Presidencës Burhanettin Duran dhe Këshilltari Kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Presidentit Akif Çağatay Kılıç.

MARKETING