Barça eliminohet nga Atletico, PSG konfirmon kualifikimin ndaj Liverpoolit
Dy ndeshjet çerekfinale të kthimit në Champions League, të zhvilluara të martën, sollën emocione të mëdha dhe verdikte të rëndësishme.
Barcelona nuk arriti të përmbysë rezultatin dhe u eliminua nga gara. Edhe pse katalanasit fituan 1-2 në këtë mbrëmje, në gjysmëfinale kalon Atlético Madrid, i cili kishte fituar 0-2 në ndeshjen e parë.
Skuadra e Barcelonës tregoi ritëm dhe vendosmëri, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Lamine Yamal dhe Ferran Torres. Megjithatë, në fund të pjesës së parë, Lookman ngushtoi diferencën për vendasit.
Në pjesën e dytë, Barça shënoi sërish me Torres, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Situata u vështirësua edhe më shumë kur Eric García u ndëshkua me karton të kuq rreth 10 minuta para fundit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke i dhënë fund rrugëtimit të Barcelonës në këtë fazë, ndërsa Atlético Madrid feston kualifikimin.
Në ndeshjen tjetër, PSG siguroi gjithashtu kualifikimin në gjysmëfinale. Kampionët e Europës, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Liverpool, përsëritën të njëjtin rezultat edhe në kthim, duke fituar sërish 2-0 dhe duke kaluar më tej me meritë.

