Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit nga Studeniçani, dyshohet për incizim dhe skica në kazermën e Tetovës
MARKETING
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 61-vjeçari nga fshati Studeniçan i Shkupit, i dyshuar për hyrje të paautorizuar në një objekt ushtarak dhe për dokumentim të brendshëm të tij.
MARKETING
Sipas njoftimit, i dyshuari ka qenë i angazhuar si shofer autobusi në një kompani që ofron transport për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes. Më 17 shkurt, ai ka hyrë në zonën e kazermës në Tetovë.
Gjatë qëndrimit brenda objektit ushtarak, ai dyshohet se ka bërë skica dhe vizatime të hapësirave dhe pajisjeve ushtarake, si dhe ka realizuar tre incizime video. Materialet e përgatitura, sipas autoriteteve, më pas i ka shpërndarë përmes një aplikacioni në telefon.
Nga SPB Tetovë bëhet e ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilave do të vijojnë procedurat përkatëse ligjore.

