PSG është favoriti kryesor për të fituar Champions League? Vitinha mendon ndryshe…

PSG është favoriti kryesor për të fituar Champions League? Vitinha mendon ndryshe…

MARKETING

Në prag të përballjes së parë mes PSG-së dhe Liverpool, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, mefushori portugez Vitinha, nuk e sheh klubin e tij si favorit për të triumfuar këtë sezon.

MARKETING

Sample Image

“Jeni ju (gazetarët) që thoni se ne jemi favoritë, ashtu siç thatë se Liverpool ishte vitin e kaluar. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë, të gjithë e njohim mirë futbollin, përfshirë edhe ju. Nuk ka favoritë në këtë kompeticion. Edhe nëse forma e tyre nuk është ideale, Liverpool është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të nivelit të lartë”, tha Vitinha. Portugezi u ndal edhe të përballja mes dy ekipeve gjatë sezonit të kaluar. “Në ndeshjen e parë, patëm më shumë raste, Alisson bëri shumë pritje. Kjo është ajo që duam të bëjmë përsëri, por nuk është e lehtë. E bëmë vitin e kaluar, por humbëm (0-1). Pati pak zhgënjim në fund të ndeshjes së parë. I thamë vetes se duke luajtur kështu, mund të fitonim ndeshjen e kthimit, dhe ia dolëm (1-0, 4-1 në penallti). Tani, është një vit i ri me ndryshime në të dyja ekipet. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e vitit të kaluar”, shtoi Vitinha.

MARKETING