“Përfaqësimi i drejtë” miratohet në Qeveri, Sali: Përfaqësimi i drejtë bëhet detyrim për institucionet
MARKETING
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, njoftoi se Qeveria ka miratuar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të funksionimit institucional dhe barazisë në administratë. Ai theksoi se ky ligj përmbyll një proces të gjatë dhe të strukturuar, i cili ka kaluar në disa faza dhe është harmonizuar edhe me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, raporton SHENJA.
MARKETING
“Ajo që sjell ky ligj është se për herë të parë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk mbetet vetëm parim i përgjithshëm, por bëhet detyrim i ligjor për institucionet. Pra, kemi ligj. Po ashtu, ligji vendos mekanizma konkretë përzbatimin e tij, respektivisht behet avansim i dukshem i perfaqesimit te drejte dhe adekuat”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali. /SHENJA/

