Ariton Mehmedi i jep fitoren Rabotniçkit ndaj Strugës
MARKETING
Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vazhduar edhe këtë të diele, ku në program ishte ndeshja e fundit e xhiros së 25-të. Skuadra e Rabotniçkit ka marrë fitore 2:1 në transfertën ndaj Strugës. Golin vendimtar dhe të fitores e shënoi talenti shqiptar, Ariton Mehmedi në minutën e 85-të. Ndërkohë më herët për “romantikët” e Shkupit rrietën e gjeti Popzllatanov, ndërsa për Strugën shënoi Maleski nga penalltia. Me përfundimin e kësaj ndeshje, mbyllet edhe xhiroja e 25-të në Ligën e Parë, teksa kampionati vazhdon të martën me xhiron e 26-të në program.

