Zv/ministri i Arsimit, Sulejmani studentëve: Keni të drejt të protestoni, kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj!

Zv/ministri i Arsimit, Sulejmani studentëve: Keni të drejt të protestoni, kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj!

MARKETING

Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit, ka shkruar se studentët kanë të drejtën e plotë për kërkesën e tyre që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe, ndërsa kanë të drejtë të plotë edhe të protestojnë për kauzën e tyre.
“Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.
Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj. Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit ‘bëhuni bashkë opozitë e pozitë’, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj”, ka shkruar zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.

MARKETING