Komunikimi me VAR-in që solli anulimin e kartonit të kuq të Martinit

Komunikimi me VAR-in që solli anulimin e kartonit të kuq të Martinit

MARKETING

Barcelona fitoi 2:1 ndaj Atletico Madridit të shtunën mbrëma për hapin e madh drejt titullit të kampionit në La Liga. Atletico, që ishte vendase, luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë.

MARKETING

Sample Image

Por me një lojtar më më pak mbeti edhe Barcelona me të nisur pjesa e dytë. Por vetëm përkohësisht. Kartoni i kuq i dhënë për Gerard Martin të Barcelonës u anulua pas rishikimit të situatës në VAR.
Për ndërhyrjen e bërë, Martin më pas u ndëshkua me të verdhë.

Që në fillim të pjesës së dytë Martin bëri ndërhyrje të rrezikshme ndaj Thiago Almadas së Atleticos. Lojtari i Barcelonës e qëlloi kyçin e këmbës së argjentinasit.

Arbitri Mateu Busquets Ferrer nuk hezitoi dhe e përjashtoi lojtarin e ri të Barcelonës.

Por nga dhoma VAR ndërhyri Melero Lopez, që e ftoi arbitrin kryesor ta shqyrtonte incidentin. Federata spanjolle ka publikuar audioincizimet nga komunikimi i gjyqtarëve.

“Unë rekomandoj shqyrtim në mënyrë që të mund të merrni në konsideratë një përmbysje të mundshme të kartonit të kuq që treguat. Më njoftoni kur të jeni në monitor”, ka thënë Melero nga dhoma e VAR-it.

Ai më pas ka shpjeguar situatën, që bëri bujë në Spanjë.

“Do t’ju tregoj lojën drejtpërdrejt, në mënyrë që ta vlerësoni. Sipas mendimit tim është një veprim ku lojtari i Barcelonës e luan topin normalisht. Një pjesë normale e lojës. Ai luan me top dhe më pas kontakti me lojtarin e Atleticos ndodh natyrshëm”, vazhdon shpjegimin gjyqtari në VAR.

Pasi e shqyrtoi situatën në monitor dhe e dëgjoi kolegun në VAR, Busquest Ferrer vendosi të anulonte kartonin e kuq dhe të jepte karton të verdhë për lojtarin e Barcelonës.

“Në rregull, lojtari i Barcelonës e ka kontrollin e topit, luan me të dhe pastaj e shkel atë në një dinamikë normale. Do ta anuloj kartonin e kuq dhe do t’i tregojë një të verdhë”, thotë gjyqtari në fushë.

Vendimi shkaktoi polemika dhe komente të shumta në Spanjë. Për një situatë të ngjashme pati kritika më herët që nuk u përjashtua një lojtar i Betisit.

Barcelona e shënoi golin e fitores në minutën e 87-të nëpërmjet Robert Lewandowskit. Polaku u aktivizua në minutën e 79-të.

Barça udhëheqë në tabelë me 76 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi.

MARKETING