(VIDEO) Mickoski: Akciza për dizelin do të ulet për 4 denarë për litër

(VIDEO) Mickoski: Akciza për dizelin do të ulet për 4 denarë për litër

MARKETING

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, Qeveria të dielën mban seancë të jashtëzakonshme. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se do të ulin akcizat e dizelit për 4 denarë dhe 2 denarë për benzinën. Kjo buxhetit të shtetit theksoi ai, do t’i kushtoj dhjetëra milionë euro. Gjithashtu bëri me dije se do të vazhdoj edhe masa për uljen e TVSH-së për 10% edhe për dy javët e ardhshme.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër

Sipas këtyre kalkulimeve, dizeli duhej të shtrenjtohej rreth 7 denarë, kurse benzina diku rreth 1 denarë deri në 2 denarë. Me seancën e ditës së nesërme, janë plotësuar kushtet që dizeli, gjegjësisht akcizat t’i ulim për 4 denarë për litër, kurse për benzinën 2 denarë për litër”.

Gjithashtu paralajmëroi ripërtritje të bisedimeve me OKTA-n, pasi marrëveshja fillestare për ulje të çmimit të derivateve skadon më 6 prill.

Kryeministri thotë se po analizojnë situatën për të ndërmarrë edhe masa të tjera.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ministria e Financave po analizon të gjithë produktet ushqimore bazë të cilat janë me 5% TVSH, t’i ulim në 0, praktikisht pa TVSH fare, por kjo është shumë pak krahasuar me këto masa që janë me qasje më holistike”.

Mickoski paralajmëron rebalanc më të hershëm të buxhetit këtë vit, që në maj të jetë në seancë qeveritare, kurse në qershor në Kuvend.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Deri në fund të qershorit do të bëhet rebalanci I buxhetit për këtë vit dhe në korrik do të fillojmë me buxhetin e ri. Veçmë kemi filluar me analizat fillestare. Do të fillojnë intervistat me institucionet dhe në muajin maj pres që të hyj në seancë qeveritare dhe në qershor të jetë në Kuvend”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se na pret vit i vështirë social. Ndërkohë, çmimet e reja të derivateve Komisioni Rregullator i Energjetikës do t’i publikoj të hënën.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING