Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë caktuar 17 nëntorin 2026 për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin për pengim të drejtësisë, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, seanca publike do të mbahet në orën 10:00, ndërsa fizikisht të pranishëm duhet të jenë Thaçi dhe të bashkakuzuarit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj për Kuçin.
Thaçi akuzohet se ka ndërmarrë veprime për të ndikuar te dëshmitarët në rastin kryesor të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, ku u gjykua së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Prokuroria pretendon se këto veprime dokumentohen në 28 incizime të realizuara gjatë nëntë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, brenda një periudhe katërmujore.

