(VIDEO) Ligji i ri i Arsimit të Lartë, vërejtjet mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje
MARKETING
Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti siç njoftoi ministrja e Arsimit Vesna Janevska, do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare. Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.
MARKETING
Vesna Janevska, ministre e Arsimit
“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni i MASH-it bëri kontrolle në një institut, i njejti ishte regjistruar si bastore, në pjesën e prapme, ku supozohej të kryente funksionet e tij në dy karrige dhe dy dyshekë. Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend dhe është absolutisht e papranueshme që aktivitete të tjera të kryhen nën maskën e instituteve”.
Ministria njoftoi se fundmi i kanë mbyllur 14 institute “të ashtuquajtura” private që nuk i plotësonin kërkesat ligjore për funksionim.
Duke foluar për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se ligji i deritanishëm ka qenë katastrofal, i cili e ka shkatërruar direkt arsimin e lartë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ne në universitetet shtetërore kemi pasur profesorë të rregullt, që bëheshin profesorë me punime të botuara në konferenca shkencore në të cilat bordi i programit vinte nga profesor të katër vende. Kjo ishte një katastrofë dhe prandaj sot Unversiteti jonë më i vjetër dhe më kualitativ ‘Kirili dhe Metodi’ gjendet diku në vendin 2500 të listës së Shangait. Kjo është rezultat i ligjit katastrofal të sjellur në vitin 2018, i cili e ka shkatërruar arsimin e lartë”.
Ligji për Arsim të lartë kishte vërejtje të shumta nga universitetet dhe profesionistët e fushës, pas çka janë bërë disa ndryshime, të paktën sipas asaj që thonë nga ministria.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

