(VIDEO) Pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë
MARKETING
Në Shkup, moti duket se po mban një ritëm tipik pranveror, gjatë ditës kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pjesshme dhe erë nga ana veriore. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se ditën e nesërme pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Edhe pse pjesa më e madhe e javës pritet të jetë e qëndrueshme, DPHM theskon se nuk do të mungojnë momentet me reshje të izoluara.
MARKETING
Drejtoria thekson se ditën e hënë dhe ditën e marte, moti kryesisht do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, ku dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Kurse të mërkurën pritet mot me vranësira të ndryshueshme, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. DPHM thotë se nga orët e pasdites do të fryjë erë e përforcuar, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë që në disa vende do të kalojë mbi 50 km/h. //SHENJA/

