Mickoski: Akciza për dizelin ulet për 4 denarë, për benzinat për 2 denarë
MARKETING
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria planifikon të ulë akcizat për karburantet, me qëllim që të zbusë rritjen e çmimeve.
MARKETING
Sipas tij, akciza për dizelin do të ulet për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat për 2 denarë. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë që do të mbahet nesër në orën 11:00.
Ai sqaroi se pa këtë masë, dizeli do të shtrenjtohej rreth 7 denarë, ndërsa benzinat deri në 2 denarë. Me uljen e akcizave, rritja e çmimeve do të jetë më e vogël.
Mickoski tha gjithashtu se po bisedohet me kompaninë OKTA për të vazhduar zbritjen e çmimeve. Nëse kjo ndodh, çmimet mund të mbeten të njëjta ose edhe të ulen.
Ai shtoi se kjo masë do të ketë ndikim në buxhet, por ka mjete të mjaftueshme. Ndërkohë, TVSH-ja e reduktuar prej 10% për karburantet do të vazhdojë edhe për dy javë.

