ASH: Ligji për arsimin e lartë nuk sjell reformë, por legalizon pabarazinë ndaj shqiptarëve

ASH: Ligji për arsimin e lartë nuk sjell reformë, por legalizon pabarazinë ndaj shqiptarëve

MARKETING

Në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, Aleanca për Shqiptarët (ASH) vlerëson se ky është një ligj që hap rrugë për diskriminim ndaj universiteteve shqiptare dhe krijon padrejtësi të reja në sistemin arsimor.

MARKETING

Sample Image

ASH thekson se kërkesat e tyre janë të thjeshta dhe bazohen në parimet e barazisë dhe drejtësisë.

Sipas tyre, është e domosdoshme të sigurohet barazi në përdorimin e gjuhës, duke garantuar që diplomat në gjuhën shqipe të jenë të disponueshme për studentët edhe në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), Universitetin “Goce Dellçev” (UGD) dhe në të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë, njësoj si në Universitetin e Tetovës (UT) dhe Universitetin “Nënë Tereza” (UNT).

Po ashtu, ASH kërkon drejtësi në punësim, duke theksuar se universitetet shqiptare vazhdojnë të funksionojnë me një raport pothuajse të barabartë mes stafit të rregullt dhe atij me angazhim të pjesshëm. Sipas tyre, qindra asistentë dhe dhjetëra persona me gradë doktorature presin punësim prej më shumë se një dekade.

Një tjetër shqetësim i ngritur është financimi. ASH thekson se në vitin 2025, nga 5 milionë euro të ndara për projekte, vetëm 2.5% kanë përfunduar te universitetet shqiptare, gjë që, sipas tyre, nuk përfaqëson barazi, por një padrejtësi të thellë institucionale.

Sipas kësaj partie, propozim-ligji aktual, edhe në versionin e fundit, nuk sjell asnjë ndryshim real për universitetet shqiptare. Për këtë arsye, ata kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të tij.

Në fund, ASH u bën thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, që të mos mbështesin dhe të mos votojnë një ligj që, sipas tyre, legalizon padrejtësinë ndaj arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

MARKETING