Selimi: Pankartat ishin spontane, kërkojmë zgjidhje pa politizim
MARKETING
Njëri nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për më 6 prill, Jon Selimi, foli sonte në emisionin “Debat në SHENJA” edhe për vendosjen e pankartave me mesazhe që kërkojnë mbajtjen e provimit në gjuhën në të cilën studentët kanë ndjekur studimet.
MARKETING
Selimi theksoi se qëllimi i këtyre pankartave ishte të përcillnin një mesazh dhe të mobilizonin studentët, por edhe qytetarët, për të marrë pjesë në protestë.
“E shfrytëzuam atë moment për të dhënë një mesazh dhe për të nxitur studentët dhe opinionin e gjerë që t’i bashkohen protestës. Ideja e pankartave ishte spontane dhe u realizua shumë shpejt. Më pas, një natë më vonë, u vendosën edhe dy pankarta në Çair,” deklaroi Selimi.
Ai shtoi se organizatorët po përpiqen që kjo çështje të mos politizohet.
“Nuk po fajësojmë askënd, por thjesht kërkojmë një zgjidhje reale për këtë problem,” u shpreh ai. /SHENJA/

