(VIDEO) Studentët thirrje profesionistëve t’i bashkohen protestës së 6 prillit
MARKETING
Thirrja e studentëve për pjesëmarrje në protestë po zgjerohet. Nga një thirrje fillestare drejtuar profesorëve, sot ata kanë përsëritur thirrjen e njejtë edhe ndaj gjykatësve dhe prokurorëve.
MARKETING
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore , sot kanë adresuar një thirrje publike drejtuar alumnive dhe profesionistëve të drejtësisë, përfshirë gjykatës, prokurorë, avokatë dhe përmbarues, duke kërkuar mbështetjen e tyre për protestën e paralajmëruar më 6 prill në orën 12:30.
UNIONI I STUDENTËVE
“Mbështetja juaj është thelbësore. Jo vetëm si profesionistë të drejtësisë, por edhe si ish studentë që e kuptoni peshën e kësaj padrejtësie dhe rëndësinë e barazisë në qasje ndaj profesionit. Ju ftojmë që të bëheni zë i kësaj kauze përmes mbështetjes publike dhe pjesëmarrjes suaj në protestë në protestën paqësore. Prania juaj do të jetë mesazh i fuqishëm, se drejtësia fillon nga respektimi i të drejtave themelore”.
Përmes kësaj thirrjeje, nga Unioni sqarojnë se synohet mobilizimi dhe solidarizimi i komunitetit juridik në një çështje që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, konkretisht, mundësinë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Kujtojmë se studentët edhe gjatë ditës së djeshme ju kanë bërë thirrje profesorëve universitarë që të mbështesin protestën, ndëkaq mbështetje për studentët ka dhënë edhe nga organizata “N’katror”.
Samir Mustafa /SHENJA/

