Osmani dhe Kurti shkruajnë pas disfatës së Kosovës në futboll: Na dhanë krenari

Osmani dhe Kurti shkruajnë pas disfatës së Kosovës në futboll: Na dhanë krenari

MARKETING

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë komentuar ndeshjen Kosovë-Turqi ku kombëtarja kosovare pësoi humbje duke ndërprerë ëndrrën për pjesëmarrje në Botërorin 2026, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Presidentja Osmani tha se Kosova ishte më afër Botërorit se kurrë, por, megjithatë arriti një sukses që do të mbetet i gdhendur në faqet e historisë.

“Ajo që na dhanë është më e madhe se një fitore. Na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë”, shkroi Osmani.

Kryeministri Kurti tha se të gjithë janë të pikëlluar dhe të mërzitur nga ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, por tha se nuk duhet harruar mundin që dhanë lojtarët dhe përfaqësuesja kosovare.

“Por, le të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë. Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi”, shkroi Kurti.

Ai falënderoi lojtarët, trajnerin dhe gjithë stafin për angazhimin e madh në secilën ndeshje deri tek ajo e mbrëmshmja.

“Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë”, shtoi Kurti.

Kosova u mposht të martën në mbrëmje me rezultat 0-1 nga Turqia në “Fadil Vokrri”. Ndeshja u përcoll nga rreth 13 mijë shikues në stadium ndërsa mijëra të tjerë u mblodhën në sheshe dhe kafenetë e Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës.

MARKETING