“Politikbërje e sëmurë”, Sela: UNESCO po përdoret si alibi për ndalimin e Korridorit 8

“Politikbërje e sëmurë”, Sela: UNESCO po përdoret si alibi për ndalimin e Korridorit 8

MARKETING

Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, në konferencë për media, deklaroi sot se atë që e kishte paralajmëruar lidhur me korridorin 8 u tha dje nga kryeministri Hristijan Mickoski, pra mos realizimin e segmentit nga Struga në Qafë Thanë.
Ai tha se arsyetimet gjoja për mbrojtje dhe rekomandim nga UNESCO-s, janë boshe dhe banele dhe nuk kaun të bëjnë me realitetin.
“Nëse duhet të flasim për UNESCO-n, duhet të flasim duhet të flasim për objektet pa leje, të cilat janë me mijëra në Liqenin e Ohrit, në qytetin e Ohrit dhe Strugës. Nëse flasim për zonën e UNESCO-s, ku në kontekst më tepër vendoset Struga sesa Ohrit, duhet thënë një e vërtet se Korridorit 8, nga Trebenishta në Qafë Thanë, në të gjithë këtë trajektore, nga Liqeni i Ohrit është së paku në vijë ajrore larg 1 km, nëse flasim për segmentin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Ohrin, ky segment, kjo linjë ajrore e afërsisë së autostradës me Liqenin e Ohrit, ka vende ku kjo distancë nuk është as edhe dhjetëra metra. Kështu që është e qartë, është vazhdimësi i një politikëbërje të sëmurë”, tha Sela, duke i bërë thirrje faktorit politik shqiptar në pushtet dhe faktorit ndërkombëtar që të reagojnë për këtë vendim.

MARKETING