Përfaqësuesit e shoqatës “Köprü” në Turqi: Realizuan takime miqësore me sektorin civil dhe përfaqësuesit shtetëror

Përfaqësuesit e shoqatës “Köprü” në Turqi: Realizuan takime miqësore me sektorin civil dhe përfaqësuesit shtetëror

MARKETING

Një delegacion i shoqatës kulturore “Köprü”, të kryesuar nga kryetari Hüsrev Emin, gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar në Turqi, ku në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga “Köprü”, kanë realizuar një sërë takimesh vëllazërore me përfaqësues të sektorit civil, përfaqësues shtetëror të Turqisë dhe botës akademike.

MARKETING

Sample Image

Kështu, gjatë vizitës disaditore në kryeqytetin e Turqisë – Ankara, delegacioni i shoqatës “Köprü”, i kryesuar nga kryetari Hüsrev Emin, anëtarit të kryesisë dhe njëherazi edhe kryeredaktor i TIMEBALKAN, Sejjid Emin dhe koordinatorit administrativ të “Köprü”, Abdulkerim Murati, realizuan takime miqësore me kryetarin e Fondacionit “Gönüllerde Birlik”, z. Mahir Damatlar, si dhe me Kryetarin e Shoqatës “Altınküre”, z. Bahadır Güngör.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tyre në Ankara, përfaqësuesit e Sh.K. “Köprü” zhvilluan takime bilaterale edhe me kryetarin e ri të TIKA-s, (Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim), Abdullah Eren dhe zëvendëskryetarin Dr. Yahya Çoșkun. Në këto dy takime miqësore, temë diskutimi ishin projektet e realizuara me mbështetjen e TİKA-s në vendin tonë, aktivitetet në fushën e shoqërisë civile dhe të medias, si dhe u diskutuan aktivitetet dhe bashkëpunimet e planifikuara për të ardhmen.

Delegacioni i “Köprü” në vazhdën e takimeve me sektorin civil, realizuan takim edhe me kryetarin e Drejtorisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB), z. Abdülhadi Turus, ku përveç urimit të detyrës së re, në këtë takim u bisedua për aktivitetet në fushën e arsimit, rinisë dhe kulturës që mund të realizohen në të ardhmen e afërt në vendin tonë.

Ndërkaq, sa i përket takimeve me përfaqësusit shtetëror të Turqisë, delegacioni i shoqatës “Köprü”, kishin rastin që të zhvillojnë takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiye, z. Musa Kulaklıkaya dhe takim me zv.kryetarin e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Prof. Dr. Ferhat Pirinççi.



Në saje të këtyre bashkëbisedimeve, temë diskutimi ishin projektet e realizuara të shoqatës në sektorin e kulturës dhe arsimit, si dhe u diskutuan ide mbi mundësitë e bashkëpunimeve dhe projekteve që mund të realizohen në fushën mediale.

Vizita në Stamboll: “Köprü” u takuan me rektorin e TIBU-së dhe përfaqësuesit e IHH-së

Sa i përket vizitës së realizuar nga ana e shoqatës kulturore “Köprü” në Stamboll, delegaconi i kryesuar nga kryetari Hüsrev Emin, nënkryetarin Mehmet Arif, anëtarin e kryesisë dhe njëherazi kryeredaktor i TIMEBALKAN, Sejjid Emin dhe koordinatorin administrativ, Abdulkerim Murati, realizuan një vizitë urimi për detyrën e re të rektorit të Universitetit Ndërkombëtar për Islam, Shkencë dhe Teknologji të Turqisë (TİBU), z. Prof. Dr. Mehmet Görmez. Në këtë bashkëbisedim miqësor, u theksua rëndësia e këtij universiteti për botën islame dhe në veçanti për rajonin e Ballkanit.

Delegacioni i shoqatës “Köprü”, vizitën e tyre disaditore në Turqi, e përfunduan dje me takim miqësor që realizuan me përfaqësuesit e shoqatës së mirënjohur “IHH”, ku me këtë rast u zhvillua një bashkëbisedim vëllazëror me anëtarin e Bordit Drejtues të IHH-së, z. Osman Atalay dhe Koordinatorin për Evropë dhe Amerikë, z. Mariglen Shehi. Temë diskutimi ishin mundësitë e bashkëpunimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta mes IHH-së dhe shoqatës kulturore “Köprü”.

MARKETING