(VIDEO) Anesteziologu vret një person për t’ia përvetësuar pasurinë

(VIDEO) Anesteziologu vret një person për t’ia përvetësuar pasurinë
Screenshot

MARKETING

Anesteziologu Zharko Grozdanovski nga komuna Bërvenicë, i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës dyshohet se e ka vrarë 76 vjeçarin Klime Mitreski për shkak të një pasurie me vlerë mbi një milion euro në pjesën e vjetër të Ohrit, pas një marrëveshjeje të mëparshme për përkujdesje të përjetshme.

MARKETING

Sample Image

Sektori i punëve të Brendshme- Ohër e zbardhi vrasjen e Mitrevskit, i cili ishte pronar i lokalit “Klimentov Konak”. Autori është identifikuar dhe arrestuar menjëherë pas kryerjes së krimit, njoftuan nga MPB.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, Grozdanovski dhe Mitrevski më parë kishin lidhur një kontratë për përkujdesje të përjetshme, me të cilën Grozdanovski ishte zotuar ta kujdesej dhe ta mirëmbante Mitrevskin në këmbim të trashëgimisë.

Trashëgimia që anesteziologu Zharko Grozdanovski synonte ta përvetësonte përbëhej nga një pronë e patundshme në pjesën e vjetër të qytetit të Ohrit me vlerë të vlerësuar mbi 1.000.000 euro. Jozyrtarisht, i akuzuari e ka “përshpejtuar vdekjen” e viktimës me vetëdije për të marrë më shpejt kontrollin mbi pasurinë.

Grozdanovski është akuzuar zyrtarisht për vrasje të kryer nga përfitimi material. Hetimet vazhdojnë dhe rasti i është dorëzuar edhe Prokurorisë Publike, njoftojnë nga MPB. /SHENJA/

 

MARKETING