Mediave serbe u dhemb suksesi i “Dardanëve” – Kosova një hap larg Botërorit
MARKETING
Kosova ka mposhtur si mysafire Sllovakinë me rezultat 3-4 në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
MARKETING
Ky sukses ka zemëruar mediat e fqinjit tonë verior, Serbisë, të cilat nuk mund ta besojnë se Kosova është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin e Botës.
“Është një skandal që Kosova ka të drejtë të luajë, lere më të shkojë në Kupën e Botës. Serbia po përballet me një pikë kritike ankthi”, shkruan ueb-faqja sportive Sportal.Mediat e tjera e referojnë kombëtaren tonë si “ashtuquajtura Kosovë” në prag të Botërorit.
“Sensacioni i ashtuquajtur Kosovë – në Prishtinë luajnë për kualifikim në Botëror”, raporton B92.
Edhe mediumi i pavarur Novar.rs shkruan për suksesin e vendit tonë: “Ashtuquajtura Kosovë është një hap larg Kampionatit Botëror, një ndeshje i ndan nga Botërori”.
Ndryshe, Kosova do të përballet të martën me kombëtaren e Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


