Qeveria e Kosovës do të ndajë 500 mijë euro për fitoren e kombëtares së saj ndaj Sllovakisë

Qeveria e Kosovës do të ndajë 500 mijë euro për fitoren e kombëtares së saj ndaj Sllovakisë

MARKETING

Qeveria e Kosovës do të ndajë 500 mijë euro për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), me qëllim që të shpërblehet kombëtarja e Kosovës në futboll me rastin e fitores ndaj Sllovakisë në fazën e kualifikimeve të “play off”-it për Botërorin 2026, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Mirëmëngjesi fitues! Me kërkesë të kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, shkroi sot në profilin e tij në Facebook, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati.

Muaj më parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte paralajmëruar këtë shumë si shpërblim nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë.

Po ashtu, Kurti kishte paralajmëruar se nëse Kosova e mposhtë edhe ekipin e fundit, që me këtë rast është Turqia dhe kualifikohet për në Botërorin 2026, Qeveria do të ndajë 1 milionë euro shpërblim për këtë moment historik.

Kosova e mposhti të enjten në Bratisllavë kombëtaren e Sllovakisë me rezultat 4-3 dhe i duhet vetëm edhe fitorja kundër Turqisë, në “Fadil Vokrri” më 31 mars, për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në një kampionat botëror të futbollit.

“Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, shkroi Kurti mbrëmë pas ndeshjes.

Mijëra qytetarë nga Kosova në rrjetet sociale shkruan për emocionet e tyre me rastin e kësaj fitoreje të cilën ata e përshkruan si mbrëmje të paharrueshme.

MARKETING