(VIDEO) Çeku: Kosovës nuk i nevojitet bllokadë e re institucionale
MARKETING
Kosovës nuk i nevojitet bllokadë e re institucionale dhe të pakuptimta do të ishin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deklaroi ekskluzivisht për TV Shenja, zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit ministër në Qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku.
MARKETING
Duke cituar vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, Çeku tha se tashmë vendimi i presidentes Osmani për shpërbërjen e Kuvendit të Ksoovës nuk prodhon asnjë efekt juridik dhe se partitë politike kanë edhe 34 ditë afat dhe brenda kësaj periudhe, duhet ta zgjedhin presidentin e ri të Republikës.
HAJRULLA ÇEKU, MINISTËR I ARSIMIT I KOSOVËS
“Besoj se të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t’ia dhënë presidentin vendit në mënyrë që të mos ketë bllokadë institucionale dhe të mos ketë nevojë të shkojmë në zgjedhje sërish, pasiqë zgjedhjet e fundit u mbajtën në 28 dhjetorë të vitit të kaluar, kishte një rezultat të madh me një dallim të jashtëzakonshëm mes fituesit dhe partive të tjera, nuk kanë kaluar as tre muaj nga zgjedhjet e fundit nacionale, pra nuk ka kurfar kuptimi që të shkojmë sërisht në zgjedhje, duhet të bëhemi të gjithë bashkë të bëhemi serioz dhe të kuptojmë që zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjithëve”
Çeku theksoi se Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjnë më të mirën për zgjedhjen e presidentit të ri. Në prononcimin e tij për TV Shenja, Çeku tha se kryeministri Kurti së shpejti pritet ta prezantojë edhe programin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit dhe deklaroi se kjo është Qeveria me mbështetjen më të madhe popullore që ka dalë nga zgjedhjet e organizuara ndonjëherë në Kosovë.
HAJRULLA ÇEKU – MINISTËR i ARSIMIT I KOSOVËS
“Qeveria në Kosovë e vazhdon punën së shpejti e prezanton programin e Qeverisë, për mandatin që e kemi nisur tani. Kjo është Qeveria me mbështetjen më të madhe popullore ndonjëherë që ka ndodhur në zgjedhjet në Kosovë”
Pas dekretit të presidents Osmani që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme nacionale, pasi nuk u zgjodh presidenti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim duke sqaruar se deputetët e Kuvendit kanë afat edhe 34 ditë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Mevludin Imeri /SHENJA/

