Goce Sedlloski lë në tribuna Reshat Ramadanin dhe Imran Fetain
MARKETING
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll për herë të dytë radhazi do të luajë në plej of-in e Kampionatit Botëror, teksa sonte do të ketë përballë Danimarkën. Deri në këtë plej of, Maqedonia arriti sërish me një performancë të mirë dhe fitore në grupin e Ligës së Kombeve, ndërsa deri në xhiron e fundit ishte në garë edhe përmes kualifikimeve standarde. Maqedonia në duelin e sotëm do të hyjë me seleksionues të ri, ku Goce Sedlloski do të debutojë në udhëheqjen e ekipit përfaqësues tw vendit. Reshat Ramadani, Imran Fetai, Luka Stankovski dhe Tihomir Kostadinov nuk do të jetë në kombinim për lojë, teksa të njejtit ndeshjen do ta shikojnë nga tribunat, përderisa me pjesën tjetër, Goce Sedlloski pritet të nxjerrë formacionin më të mirë anti Danimarkë. Maqedonia dhe Danimarka deri më tani kanë zhvilluar tre përballje mes veti, ku të dyja kanë nga një fitore, teksa një ndeshje është mbyllur me barazim. Dueli Danimarkë – Maqedoni do të zhvillohet sonte në “Parken”të Kopenhagës, duke nisur nga ora 20:45.

