Numan Kurtullmush vizitë në Kroaci: Takohet me kryeparlamentarin dhe kryeministrin kroat – vizitë Qendrës Kulturore Islame në Zagreb
MARKETING
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes, Numan Kurtullmush, gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Kroaci, ku në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit turk të kryesuar nga Kurtullmush janë realizuar vizita shtetërore mes përfaqësuesve turq dhe atyre kroat.
MARKETING
Kryeparlamentari turk, Numan Kurtullmush, gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Kroaci, ka marrë pjesë në “Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve”, ku mes tjerash ai zhvilloi një takim me kryeministrin kroat Andrej Plenković.

Në këtë takim, u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kroacisë, si dhe çështje rajonale e globale, ku mes tjerash u theksua edhe rëndësia që Turqia i kushton “Nismës së Tre Deteve”. Kjo nismë është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në rajon si dhe për garantimin e sigurisë, veçanërisht në një periudhë kur bota po përballet me pasiguri dhe tronditje të mëdha, përfshirë edhe çështjen e çmimeve të energjisë”, theksoi Kurtullmush.
Në këtë takim bilateral, Numan Kurtullmush, gjithashtu foli edhe për situatën globale ku bota po kalon një periudhë të vështirë, të karakterizuar nga përplasje gjeopolitike, rivalitete mes fuqive të mëdha dhe zhvillime të paparashikueshme. Sipas tij, Turqia mbështet zgjidhjen e krizave përmes dialogut dhe negociatave, duke vënë në pah se lufta në Gaza, të cilën ai e cilësoi si gjenocid, vazhdon prej tre vitesh para syve të gjithë botës. Një nga objektivat kryesore të politikës së jashtme të Turqisë është që vendet e Ballkanit të jetojnë në paqe dhe siguri, duke shtuar se marrëdhëniet me vendet e rajonit po zhvillohen në mënyrë të pozitive.
Takim me homologun kroat
Delegacioni turk i kryesuar nga kryeparlamenatari Kurtullmush, gjatë vizitës së tyre në Zagreb, kanë realizuar takim edhe me kryeparlamentarin kroat, Gordan Jandrokovic.
Në takimin miqësor me homologun e tij, Kurtullmush theksoi që Turqia për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike – mes Azisë, Kaukazit, Detit të Zi, Evropës dhe Lindjes së Mesme – ka potencial të japë kontribute të rëndësishme në “Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve”, që u mbajt ditë më parë në Zagreb. Ndërkaq, duke folur për marrëdhëniet dypalëshe, Kurtullmush nënvizoi se Turqia dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie shumë të afërta dhe miqësore. Ai shtoi se parlamentet e të dy vendeve do të luajnë rolin e tyre për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ekzistuese mes qeverive.

Në fund të takimit, Kurtullmush ftoi homologun e tij, Jandroković, të marrë pjesë në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar që do të mbahet më 15–19 prill në Stamboll, si dhe në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të NATO, që do të zhvillohet po ashtu në Stamboll më 28-29 qershor.
Vizitë Qendrës Kulturore Islame në Zagreb
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes, Numan Kurtullmush, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Kroaci, gjithashtu ka vizituar edhe Qendrën Kulturore Islame “Sisak Rexhep Tajjip Erdogan” me seli në Zagreb.

Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari turk u takua me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kroacisë, Myftiun Aziz Hasanović, me kryeimamin e xhamisë Alem Crnkić dhe me kryetarin e komunës së Sisakut, Domagoj Orlić.
Kurtullmush gjatë fjalës së tij përshëndetëse u shpreh se kjo qendër, e hapur në vitin 2022, ku pjesëmarrës ishte edhe Presidentit Erdoğan, po ofron shërbime të vlefshme dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit.
“Myslimanët në Kroaci përbëjnë një komunitet të integruar dhe me vlera të larta, ndërsa Turqia qëndron gjithmonë pranë miqve dhe vëllezërve në Ballkan dhe angazhohet për paqe e stabilitet në të gjithë rajonin. Qendra Islame Kulturore “Sisak Recep Tayyip Erdoğan” do të mbetet një simbol i bashkëjetesës në paqe, duke shprehur dëshirën që ajo të shërbejë si një simbol i fuqishëm i stabilitetit në Ballkan”, theksoi para të pranishmëve, kryeparlamentari turk, Numan Kurtullmush.

Kryeparlamentari turk, Numan Kurtullmush, gjithashtu ka realizuar takim edhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Boshnjake në Kroaci, njëkohësisht Kryetar i Grupit të Miqësisë Parlamentare Kroaci-Turqi, Armin Hodžić.














